Shefi i OKB-së, Lavrovit: Duhet t’i jepet fund luftës

26 prill 2022 | 12:33

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka theksuar nevojën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Guterres, i cili gjithashtu do të takohet sot me presidentin Vladimir Putin, ka thënë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog dhe arritjen e paqes, shkruan “BBC”.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në Ukrainë.

Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura, ku më pas Lavrovi dhe Guterresi do të mbajnë një konferencë për media më vonë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 24-vjetori i daljes në…