Ronaldo është gati të largohet nga Manchester United

24 qershor 2022 | 12:40

Cristiano Ronaldo po përgatitet që të largohet nga Manchester United.

Kjo dëshirë e portugezit mendohet se rrjedh për shkak të pasivitetit të “Djajve të Kuqë” në merkaton verore.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ua ka bërë me dije drejtuesve se e dëshiron një skuadër konkurruese pas vetes, në mënyrë që të ndiqet rruga e trofeve.

Unitedi nuk e kanë bërë asnjë transferim deri më tani. Tash për tash, të interesuar seriozisht janë vetëm për Frenkie De Jong.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi Mevlan Zeka është transferuar te Gjilani. Lajmin e ka…