236.7 milionë dollarë për Kosovën, Osmani e falënderon kryeshefin e MCC-së

01 korrik 2022 | 17:36

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar Projektin Kompakt 236.7 milionë dollarë për Kosovën.

Për këtë lajm ka reaguar në “Twitter” presidentja Vjosa Osmani, e cila ka treguar se pas miratimit të Projektin Kompakt, ka pasur një telefonatë me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, të cilit i ka shprehur mirënjohje për partneritetin.

“Marrëveshja kompakte prej 236,7 milionë dollarësh do të ndihmojë të ndërtojë një sistem energjie elastik dhe një fuqi punëtore profesionale”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mohamed Salahut edhe zyrtarisht sot ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.…