Vrasja që tronditi botën | Policia shokohet me atë që gjeti në shtëpinë e ekzekutorit të ish-kryeministrit japonez

10 korrik 2022 | 18:55

Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, gjatë fushatës elektorale në Tokyo ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Japoninë por mbarë botën. Një element që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, ishte arma artizanale me të cilën 41-vjeçari Tetsuya Yamagami qëlloi ndaj Abes.

Por ajo nuk ishte e vetmja. Në banesën e autorit policia mundi të gjente një arsenal të armëve të ndryshme të ndërtuara po në mënyrë artizanale.

Mes armëve të gjetura ishte njëra e cila përfshinte nëntë tyta dhe sipas autorit të sulmit mund të kontrollohej nga telefoni nga një distancë prej 200 metrash.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Boris Johnson ishte deri tani lideri më armiqësor ndaj Rusisë…