Vuçiqi reagon pas ndalimit të hyrjes në Kroaci

17 korrik 2022 | 12:14

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas ndalimit të hyrjes në Kroaci dhe vizitës private në Jasenovac dhe Pakracin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Vuçiq ka postuar në faqen e Instagramit “budućnostsrbijeav” një fotografi të monumentit të Lules së Gurit në Jasenovac, kushtuar të gjitha viktimave që u vranë në kampin e Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ju vetëm bëjeni punën tuaj. Populli serb do të jetojë dhe nuk do të lodhet kurrë”, ka shkruar Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një…