Epoka e Re
E premte, 9 tetor 2026
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech

Opinione

Faleminderit protestues që i bëtë politikanët të merren vesh!

ME PRESIDENTEN JUSTINA SHIROKA-PULA, KOSOVA VULOS ORIENTIMIN E SAJ EUROATLANTIK

“Populli partizan” që kërkonte arrestimin e dramaturgut Et’hem Haxhiademi

26 korrik 2022 | 08:46

Nga: Kastriot Dervishi

Shkrimtari dhe nëpunësi i lartë civil, Et’hem Haxhiademi (1902-1965), para se të arrestohej jetonte në Elbasan. Ndaj tij vinin vazhdimisht spiunllëqe, si letra anonime apo edhe të shkruara nga pseudonime. Në një letër që informatori “E vërteta” bënte për “shokun komandant”, thuhej:

“Pothuajse gjithë popullit partizan u vjen keq dhe më hidhërohet kur sheh se i quajturi Et’hem Haxhiademi nga Elbasani, shëtit lirisht në pjacë. Ky bukurosh është i vetmi organizator i komitetit të Ballit të fëlliqur dhe krahu i djathtë i Mit’hat Frashërit i cili, kur kapitulloi Italia, doli përjashta për të formuar kabinetin e të ktheheshin në Tiranë ministra; por pasi nuk ia arritën këtij qëllimi, më në fund, ky bukurosh, u pranua përsëri në detyrën që kishte më parë, duke marrë dhe të 4-5 rrogat që ndenji pa punë. Me një fjalë, Et’hemi është ai që ka luftuar e lufton nacionalçlirimtaren. E pra, duke qenë kështu, pra më të drejtë popullit duhet t’i vijë keq. Hetoni se burimet e marrin vesh të drejtën, gjë të cilën nuk mund t’i mohojë edhe vetë organizatori i Ballit si dhe fjalimet e bisedimet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe në prani në Mit’hat Frashërit” (botohet me korrektim letrar).

Kësisoj, Haxhiademi i arsimuar në Berlin e në Vjenë, u arrestua më 7 janar 1947. U akuzua se gjoja ishte pjesëtar i një organizate të fshehtë. Fillimisht u dënua me pushkatim, por më pas iu kthye me burgim të përjetshëm. Vdiq në Burgun e Burrelit gjatë vuajtjes së dënimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të Fundit

08 tetor13:38

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi

06 tetor12:18

Justina Shiroka-Pula nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

02 tetor09:43

Donna Dafi sjell videoklipin e ri “Good Morning”, himnin që zgjon fuqinë e çdo gruaje

02 tetor08:39

Disa mendime të filozofit Isuf Luzaj

01 tetor10:19

NJË JETË E JETUAR NDRYSHE – Kronikë eseistike për librin e Lebit Murtishit

01 tetor08:33

Kush e shkroi Biblën?

Opinione

Faleminderit protestues që i bëtë politikanët të merren vesh!

ME PRESIDENTEN JUSTINA SHIROKA-PULA, KOSOVA VULOS ORIENTIMIN E SAJ EUROATLANTIK

✖

Gazetë e përditshme shqiptare, Republika e Kosovës. Gazetë e njerëzve të lirë. Kjo faqe e gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com, kontrollohet dhe menaxhohet nga “Epoka e re”. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura dhe për to “Epoka e re” mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, por ato mund të shfrytëzohen duke cituar burimin e informacionit, në këtë rast “Epoka e re”. Shfrytëzimi i materialeve të gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com pa cituar burimin e informacionit është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech
Impressum
Të fundit
Të fundit
Osmani dhe Kurti sot vizitojnë Departamentin Amerikan të Shtetit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe kryeministri Albin…