Shefit Shefiti prezantohet te Prishtina

02 shtator 2022 | 11:35

Kryesia e FC Prishtinës nuk e ka mbyllur “kuletën” sa i përket transfereve cilësore në afatin kalimtar të verës.

Një nga dëshirat e kësaj vere të trajnerit Ismet Munishi ka qenë edhe sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti.

24-vjeçari shqiptar nga Tetova e  Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare. Shefiti ka luajtur me shumë sukses te Renova duke marrë pjesë me këtë ekip edhe në garat evropiane.

Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione derisa i ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.

Shefiti konsiderohet si futbollist me shumë potencial e vlerat e tij kanë rënë në sy edhe të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit ku vite më parë ka qenë e Kombëtares “kuqezi” (U-21).

Pas testeve mjekësore të kryera me sukses, nënshkrimit të kontratës 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1-vit tjetër me Prishtinën, Shefiti është njohur me ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri” dhe është prezantuar edhe me futbollistët e më pas i ka filluar stërvitjet derisa e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër duke u shprehur i lumtur që është bërë “bardhekaltër”.

???̈????? ??̈? ?’?? ???????? ?????????̈? – Prishtinës iu bashkova me shumë dëshirë dhe e kam gjetur  një kolektiv shumë të mirë. Besoj shumë se do të kemi suksese drejt qëllimeve që i ka klubi.

????????? – Është kënaqësi dhe nder të bartësh fanellën e klubit më të madh në Kosovë. Kjo fanellë duhet mbrojtur me sukses andaj duhet dhënë maksimumin.

???????? – Synimet me Prishtinën janë titulli kampion dhe pjesëmarrja në garat evropiane.

??????̈???? ??̈? ??????̈? – “Plisat” janë tifozët më të mirë në Kosovë andaj ju premtoj më të mirën time për këtë fanellë që kryeqytetin ta nderojmë me suksese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë 15 minuta…