Zgjidhen të gjitha problemet ligjore, Dani Carvajal më në fund nënshkruan për klubin e ri

13 tetor 2026 | 13:48

Getafe konfirmoi sot (e martë) nënshkrimin e lojtarit me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ardhja e Carvajal sjell te Getafe një lojtar me përvojë të pasur në garat vendase dhe ndërkombëtare.

Ish-kapiteni i Realit luajti plot 451 ndeshje për “Klubin Mbretëror”, shënoi 14 gola dhe regjistroi 66 asiste. Ai fitoi 27 trofe, nga të cilët gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe katër në La Liga.

“Getafe CF ka arritur një marrëveshje me Dani Carvajal, i cili do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Ju kujtojmë se ky transferim u pengua disa ditë më parë sepse sipas kontratës origjinale, spanjolli do të fitonte vetëm 400,000 euro, që konsiderohej një ofertë shumë e vogël për lojtarin.

Ekspertët e mbështetën këtë vendim me të dhëna se deri vonë ai fitonte deri në 10 milionë euro në vit te Real Madridi. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza, Muhamet…