E diela do të jetë pushim në Vushtrri

28 tetor 2022 | 21:44

Vendimit të fundit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pritet të ia shohin hajrin shumë punëtorë të sektorit privat.

Që nga e diela e ardhshme, do të zbatohet rregullorja e re, ne ç’rast dita e dytë e vikendit do të jetë pushim për ta. Përjashtim fillimisht për një periudhë do të ketë gastronomia, furrtarët e barnatoret.

Një veprim i tillë i kreut të komunës u vlerësua i pranueshëm për një pronar kafiterie. Gjithë këtë iniciativë të kryetarit të komunës po e përkrahin edhe qytetarët.

Për çdo shkelës të këtij ligji që nis të zbatohet nga 30 tetori, parashikohen gjoba nga 300 deri në 1500 euro.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit Isa Mustafa…