Komuna e Fushë-Kosovës nënshkruan marrëveshjet me përfituesit e granteve start-up

13 tetor 2026 | 15:54

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në komunën e Fushë-Kosovës, Pranvera Merovci, ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjet me të gjithë përfituesit e granteve start-up.

“Përmbyllëm me sukses një proces të gjatë pune për mbështetjen e bizneseve të reja në Fushë-Kosovë. Jam e lumtur që angazhimi i Drejtorisë që udhëheq dhe bashkëpunimi brenda Komunës po kthehen në mundësi konkrete për qytetarët që guxojnë t’i shndërrojnë idetë në biznese. Kjo është mbështetje për inovacionin, vetëpunësimin, shërbimet dhe prodhimin lokal, mbi të gjitha investim te njerëzit tanë dhe tek ardhmja e komunitetit.

Falënderoj Kryetarin Valon Prebreza për mbështetjen, ekipin dhe komisionet për punën, ndërsa përfituesit për besimin dhe iniciativën.

Angazhimi ynë nuk përfundon me nënshkrimin. Do të përcjellim realizimin e investimeve dhe do të vazhdojmë të krijojmë mundësi të reja për ndërmarrësinë lokale.

Urime të gjithë përfituesve! Suksesi juaj do të jetë edhe sukses për Fushë-Kosovën”, ka njoftuar Merovci.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, i drejtuar nga kryetari…