Gjimnastet e klubit “Fushë Kosova” marrin pjesë në “HORIZON CUP 2022”, në Selanik

12 nëntor 2022 | 13:04

Gjimnastet e klubit të gjimnastikës “Fushë Kosova” po merr pjesë ne garën ndërkombëtare ‘HORIZON CUP 2022’ në Selanik të Greqisë.

Në këtë garë po marrin pjesë 9 shtete të ndryshme. Klubi i Fushë Kosovës përfaqësohet me tri gjmnaste

Drinesa Qerimi

Vlera Gerguri

Jara Hasolli

dhe dy trainerët e klubit

Sherife Aliçkaj Qerimi dhe Besnik Latifi.

Garat po mbahen nga data 10-14 Nëntor.

Klubi i gjimnastikës ‘Fushë Kosova’ po mbështetet në këtë garë nga komuna e Fushë Kosovës.

Kjo garë ndërkombëtare organizohet çdo vit në Selanik dhe marrin pjesë garues të shteteve të Evropës dhe kontinenteve tjera.


Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fatmir Dehari Të dashura familje të dëshmorëve, Të rrespektuar veprimtarë,…