‘2023-shi do më gjej me kontratë në Shqipëri’, Albina Zeneli zbulon të rejat e saj

02 tetor 2022 | 16:02

n’ZOOM është një emision që tash e më shumë se 5 vite po tërheq vëmendjen e shumë shikuesve.

E veçanta e këtij projekti është se ka arritur të njihet nga masa ani pse funksionon vetëm online.

Emisioni trajton tematika të ndryshme me karakter arti, kulture e showbizi me një autore dhe udhëheqëse të emisionit si Albina Zeneli, ka arritur të klikohet gjithandej ku ka shqiptarë.

Ky format investigativ sjell kronika të pëkryera që njëherësh e bëjnë këtë emision të ndjekur në trojet shqiptare.

Diçka interesante që e karakterizon këtë emision është promovimi i artistave të rinjë dhe zbulimi i gjërave të  paditura deri tash në skenën muzikore shqiptare dhe jo vetëm.

Përveç karakteristikave që cituam lartë, këtë emision e zbukuron edhe më shumë Albina Zeneli, e cila dallon prej moderatoreve dhe tjera me elegancën, pozitivitetin, sinqeritetin dhe guximin, duke mos kursyer asgjë nga vetja, vetëm e vetëm për t’a servuar më të mirën tek shikuesit e që e ka arritur e këtë po e dëshmon edhe me një sukses.

Autorja Zeneli ka pohuar faktin se ka pranuar oferta edhe në Kosovë e Shqipëri për ta transmetuar emisionin atje.

Akoma nuk ka detaje konkrete por ajo thekson që viti që po vjen do të jetë sfidues sa i përket karrierës së bujshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të parë nga afër zbatimin e programit për ndërhyrje…