Kurti, Çeku dhe Krasniqi vizituan asetet e restauruara të trashëgimisë kulturore

02 tetor 2022 | 15:52

Për të parë nga afër zbatimin e programit për ndërhyrje restauruese në asetet e trashëgimisë kulturore, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan kullën e Sheremetit në Pejë, nga shekulli i XVIII, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, rreth 170 vjet e vjetër, Hanin e Haraqisë në Gjakovë, shekulli i XVII, si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë, shekulli XIX.

Gjatë vizitave në monumentet e restauruara u theksua se për vitin 2022 është planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente. Po ashtu u theksua që restaurimet përcjellen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve.

Përveç ndërhyrjeve restauruese në asetet e vizituara, janë realizuar dhe janë duke u realizuar ndërhyrje restauruese në dhjetra monumente: Muzeu Etnologjik Emingjiku në Prishtinë, Kulla e Sylejman Vokshit në Gjakovë, Kinemaja e Parë në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizren, Hamami në Mitrovicë dhe në disa monumente brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë…