Pasojat e sulmeve kibernetike në Shqipëri – sistemi nuk funksionon

02 tetor 2022 | 15:16

Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë në funksionimin normal të kësaj të fundit tregohen më së miri në ngjarjen më të fundit të shënuar në komisariatin e Gjirokastrës.

Mbrëmjen e së mërkurës shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij por për sa përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie. Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi I saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që i iku nga duart policisë Gjirokastër është Fredi Keta.

Vetëm pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz policia Gjirokastër u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas marrjes së sinjalizimit nga gjirokastra policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37-vjeçarit Fredi Keta dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi ka regjistruar fitoren e radhës. Ballkani mposhti…