Ballkani nuk gabon as ndaj Gjilanit, triumfon 2:0

02 tetor 2022 | 15:13

Kampioni në fuqi ka regjistruar fitoren e radhës.

Ballkani mposhti 2:0 skuadrën e Gjilanit.

Gjatë 90 minutave është zhvilluar një ndeshje interesante, me raste shënimi nga të dy skuadrat.

Por, ishte Ballkani që kalojë në epërsi, me anë të Arbër Prekazit, që shënoi autogol, pas gabimit në mbrojtje.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Ballkanit.

Ndërsa në pjesën e dytë vendasit kishin më shumë raste, për të dyfishuar epërsinë.

Por, vetëm në minutën e 87′ arriti të realizojë Ermal Krasniqi.

Kështu Ballkani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 në pozitën e 3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i njohur Arianit Koci është sulmuar me grusht në…