Halimi e LDK-së: Kosova meriton qeverisje, jo propagandë
28 janar 2023
| 22:38
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK-ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.
Halimi përmes një shkrimi në “Facebook” ka akuzuar qeverinë për propagandë.
Sipas saj, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës.
“Ideologët e përçarjes sërish në ofensivë. Një gjë tanimë është e sigurt, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës. Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror. Kosova meriton qeverisje, jo propagandë”, ka thënë Halimi.



