Kryetarët e komunave urojnë presidenten e re dhe votimin e ndryshimeve për Dhomat e Specializuara

07 tetor 2026 | 08:44

Kryetarë të disa komunave të Kosovës kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku u votua presidentja e re e Republikës dhe u miratua në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar atë si “mikë të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë.

Rama ka theksuar se Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional.

Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas votimeve në Kuvend. Ai ka deklaruar se, sipas tij, lidershipi i kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje shmangu një krizë politike.

“U votua ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe u votua Presidentja e re e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Bulliqi, duke uruar qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me ndryshimet në legjislacionin për Dhomat e Specializuara ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare. Ligji për UÇK-në më në fund u miratua në Kuvend. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Lushtaku.

Ndërkaq, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka uruar qytetarët për votimin e projektligjit dhe zgjedhjen e presidentes së re.

“Urime të gjithëve votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Presidentja e re e Republikës së Kosovës, prof. Justina Shiroka Pula!”, ka shkruar Prebreza.

Në një reagim tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka komentuar zhvillimet politike duke theksuar rëndësinë e kompromisit dhe marrëveshjes për Kosovën.

Reagimet e kryetarëve të komunave vijnë pas seancës së Kuvendit, ku u zhvilluan votime për ndryshimet në kuadrin ligjor që lidhet me Dhomat e Specializuara, si dhe për zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova, në minutat e parë të datës 7 tetor 2026,…