Rritet numri i viktimave, ndizet alarmi për ndihmë urgjente ndërkombëtare

06 shkurt 2023 | 08:20

Është rritur numri i vikamave si pasojë e tërmetit shkatërrues në zonën juglindore të Turqisë që ka prekur edhe veriun e Sirisë.

Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 300 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Tërmeti ishte më i fuqishmi i shekullit të fundit, duke kaluar edhe atë të vitit 1999 në Marmara, 7.4 Rihter, ndërsa i sotmi ishte 7.8 Rihter.

Turqia ka lëshuar alarmin për ndihmë urgjente ndërkombëtare, ndërsa e para e cila është treguar e gatshme ka qenë ShBA-ja.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar duke u shprehur se vendi do ta kalojë këtë fatkeqësi me minimumin e dëmeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, rreth orës…