Calhanoglu për tërmetin në Turqi: Nuk është e lehtë të shohësh pamje të tilla

14 shkurt 2023 | 13:32

E gjitha bota i ka kthyer sytë nga Turqia dhe Siria, pas tërmetit që i goditi këto dy vende.

Futbollisti i Interit, Hakan Calhanoglu e ka përshkruar si të tmerrshme pamjet që i ka parë nga vendi i ngjarjes përmes mjeteve elektronike, ndërsa i ka falënderuar ata që e ndihmuan atdheun e tij në momentet më të vështira, ndoshta edhe në histori të tij.

“I falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe familjen e Interit, të cilët më kanë qëndruar afër. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët. E kemi përjetuar një termet mjaft të fortë. Të shohësh pamje të tilla nuk është e lehtë. Jemi duke bërë gjithçka për t’i ndihmuar këta persona. Duhet të bëhemi bashkë për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë”, ka thënë Calhanoglu.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ky edicion i basketbollit është përshkuar me incidente të shumta…