Drejtuesit e KOK-ut dhe KOKSh-it takohen në Tiranë, flasin për projekte të mëdha

25 prill 2023 | 22:47

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovë, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë qëndruar në Tiranë, me ç’rast kanë takuar udhëheqësit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidentin Fidel Ylli dhe sekretarin e përgjithshëm, Gerti Shima.

Të dyja palët kanë bashkëbiseduar për vazhdim të bashkëpunimit dhe dakordim në projekte të ndryshme të përbashkëta.

Bashkëpunimi mes drejtuesve të KOK-ut dhe KOKSh-it, por edhe mes Departamenteve që veprojnë në kuadër të Komiteteve Olimpike, është në nivelin më të mirë të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e…