Jesus sfidon të kaluarën: Vështirë ndaj Cityt, por duhet të fitojmë

25 prill 2023 | 13:01

Manchester City dhe Arsenali do të përballen në të mërkurën në kuadër të Premierligë. Për këdo mund të jetë një ndeshje e zakonshme kampionati, por jo për Gabriel Jesus, i cili tashmë do sfidojë të kaluarën e tij. Sulmuesi brazilian iu bashkua Arsenalit në verë, nga ekipi i “Qytetarëve”.

Para takimit shumë të rëndësishme për titullin, ai ka folur gjatë duke pranuar se nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë.

“Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit, por ne mbetemi pozitivë. Është fantastike ajo që po bëjmë këtë sezon. Premierliga është një kampionat shumë i fortë, është e vështirë ta fitosh. Duhet të qëndrojmë të bashkuar deri në fund. Mos të harrojmë se kemi një avantazh prej pesë pikësh. Sezoni nuk ka përfunduar ende, tani vijnë ndeshjet e vështira. Manchester City ka luajtur dy ndeshje më pak”, ka thënë ai.

“Nëse duam të fitojmë titullin duhet të shkojmë në ‘Etihad’ dhe të fitojmë ndeshjen. Kaq e thjeshtë është… Jemi skuadra më e re e Premierligës, por nuk duhet të justifikohemi me këtë fakt. Ndonjëherë bëjmë mirë, në raste të tjera gabojmë. Prandaj është kaq e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar. Nuk jemi aspak të lumtur me atë që kemi bërë në tri ndeshjet e fundit. Kemi humbur pikë, kemi ulur nivelin e përqendrimit, por kjo është Premierliga. Nuk është aspak e thjeshtë të shpallesh kampion”, ka deklaruar Jesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…