Deklarata për të zhdukurit, Hasani: Serbia shfajësohet 100 për qind

02 maj 2023 | 21:58

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar marrëveshjen e sotme në Bruksel për të zhdukurit.

Sipas tij, ky akord ka defekte serioze juridike. Fillimisht, për shkak se nuk shkruan për shtetësinë e Kosovës dhe se juridikisht, deri në vitin 2008, për çkado që ka ndodhur në vendin tonë e bën përgjegjës OKB-në.

Hasani ka thënë se një dokument i tillë është i pafalshëm, pasi Serbia shfajësohet 100 për qind.

“E dyta, do të thotë është çështja thotë palët, po e parafrazoj, i përmend provat materiale të cilat institucionalisht palët i kanë në posedimin e tyre. Kjo është katastrofë. Kosova është krijuar në natën e 17 shkurtit 2008. Si mundesh ti me nënshkruar diçka edhe me thënë që institucionalisht ki prova materiale për një konflikt kur ti as s’ke ekzistuar. Kjo është e pafalshme. Është e pabesueshme. Jam tmerruar. Kjo është katastrofë, me të thënë të drejtën. Serbia shfajësohet 100 për qind”, tha ai në një lidhje direkte për T7.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arsenali ka shënuar edhe dy gola të tjerë në derbin…