Hidhet gaz lotsjellës në hyrje të komunës në Zveçan
29 maj 2023
| 08:15
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.
Në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton Radio Evropa e Lirë.
Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për ta kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.



