Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës

29 maj 2023 | 08:17

Në Zveçan është bllokuar rruga drejt ndërtesës së komunës.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Sandra Cvetkoviq, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.

Pjesëtarët e KFOR-it, të pajisur për situata krize, janë duke bllokuar edhe rrugën për në komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë…