Mungesa e bordit të KShC-së rrezikon vonesat për akreditimin e rreth 50 programeve

16 qershor 2023 | 08:36

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, ka thënë se ka disa akreditime që janë në proces.

Ilazi ka shtuar se para se të skadojë afati i anëtarëve të bordit të Agjencisë kanë akredituar disa programe.

“Kemi arrit me i kry 7 akreditime institucionale, institucionet si të tilla pra nuk janë të bllokuara. Programet e tjera kanë qenë në procedurë të akreditimit dhe nuk ka qenë në kompetencë të bordit që bëhet akreditimi” – tha Ilazi në Kallxo Përnime.

Më tej ajo ka thënë se janë edhe 48 programe të cilat presin të akreditohen.

“Është numër përafërsisht i njëjtë për akreditim i institucioneve private edhe institucioneve publike dhe mendoj që nëse zgjidhet çështja e anëtarëve të këshillit deri më 1 korrik, nuk jemi vonë për akreditime. Para dy vjetëve kur kemi ardhur ne, na kanë ‘prit përmbi 200 programe për akreditim’. Kanë qenë deri në fund të korrikut dhe prapë kanë mbërri me u hap konkurset” – tha më tej Ilazi.

Ndryshe ka kohë që bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) është jofunksional, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit më 8 qershor ka anuluar konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të këtij bordi.

Konkursi për 4 anëtarë vendorë të KShC-së ishte hapur në shkurt 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri shpërthime kanë ndodhur rreth mesnatës në veri të vendit,…