Publikon foto nga ushtrimet e FSK-së, Mehaj: Në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO

18 korrik 2023 | 22:04

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka publikuar fotografi nga stërvitjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj, në një postim në “Facebook”, ka thënë se ushtria jonë është krenaria e kombit.

“Detyra, nderi, atdheu! Ushtria jonë, krenaria e kombit. Çdo ditë me punë dhe përkushtim në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa, një ditë më parë, Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.

Ai ka thënë se ushtria përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve…