Lëndimi i De Bruyne, City kërkon Olmon

16 gusht 2023 | 16:23

Manchester City mori një goditje të fortë pak ditë më parë teksa Kevin De Bruyne doli nga fusha e lojës i dëmtuar.

Pep Guardiola konfirmoi se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë: “Duhet të vendosim nëse ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të vendosim në ditët në vijim, por rrezikojmë ta humbasim për 3-4 muaj”, u shpreh Guardiola. Sipas medieve, stafi drejtues i Manchester City do të vendos në ditët në vijim nëse do të futen apo jo në merkato.

“Sky Sport” shkruan se Dani Olmo shihet nga Guardiola si zëvendësuesi i De Bruyne. Pengesë mund të jetë fakti se spanjolli është nën kontratë me Leizpig deri në 2027, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, por që futet në fuqi sezonin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas Sky: Leipzig nuk e lë të lirë heroin e finales përballë Bayern Munich pa 80 milionë euro. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Cityt kanë vendosur të mos shesin Bernardo Silavn, por palët pritet të firmosin një kontratë të re deri në 2026.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kur nisesh me pushime, mendohesh mirë se si do t'i…