Kuka: Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri

08 shtator 2023 | 19:16

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka përgëzuar të gjithë sportistët për lajmin se Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Fituam shumë medalje por sështë kjo tema sot. Sot përgëzoj gjithë sportistët e vendit tonë për një super lajm! Lojërat Mesdhetare 2030 në vendin tonë! Urime Kosovë!”, shkroi Kuka.

“Një bravo e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës,në veçanti Presidentiit Ismet Krasniqi dhe Sekretarit Besim Aliti”.

“Sporti kjo shtyllë e fuqishme e shtetit tonë të ri!”.

Ai potencoi se e bukura e gjithë kësaj që disa sporte do organizohen në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lojërat Mesdhetare…