Shefi i EULEX-it, i tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

24 shtator 2023 | 15:22

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Në llogarinë e tij në “X”, ai u ka shprehur ngushëllime të thella familjarëve të policit të vrarë në Zveçan.

“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. Iu uroj shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur”, ka shkruar Barbano.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda…