MPJD-ja për deklaratën e Macronit për vizat: S’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

17 tetor 2023 | 16:33

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për sa i përket çështjes së vizave, duke thënë se “duke të jetë interpretuar gabimisht”.

Në një përgjigje për “Klankosova.tv”, MPJD-ja ka thënë se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, është thënë në përgjigje.

Më tutje, MPJD-ja ka thënë se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka reaguar pas lirimit të…