Krasniqi, Kurtit: Për që i nënshtrohesh Lajçakut kurrë se kam besuar

03 nëntor 2023 | 14:34

Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i nënshtrohet emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Deklarata e Krasniqit ka ardhur pasi Kurti ka thënë se nuk mund t’ua tregojë draftin e Asociacionit, meqë është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë këtë dokument.

“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qështu, kurrë se kam besuar. Lajçaku thotë mos fol, ti ok-ej”, ka thënë Krasniqi.

Kurti ka thënë se është në koordinim me amerikanët dhe evropianët dhe se ata kanë kërkuar që drafti të mos bëhet publik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Menaxhmenti kompanisë “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se fabrika ka ndalur…