Cramoni numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë, kërkon hetim ndërkombëtar

19 dhjetor 2023 | 10:41

Eurodeputetja Viola von Cramon ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që ka vëzhguar zgjedhjet në Serbi.

Ajo ka listuar disa nga parregullsitë që kanë ndodhur në këtë proces, duke thënë se është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së.

“Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, ka shkruar ajo në “X”.

Cramoni  ka thënë se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

“Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”, ka thënë ajo, duke shtuar  se “nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”.

“Parlamenti Evropian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”, ka  shkruar ajo.

Më 17 dhjetor, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore.

Partia e presidentit Aleksandër Vuçiq, SNS, ka shpallë fitore në të gjitha nivelet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…