Nis Big Brother VIP Albania 3, këtu mund ta shikoni

13 janar 2024 | 21:11

Show gjigant dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj.

Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e spektaklit. Prime-in e parë Top Channel do ta transmetojë edhe në platformën YouTube.

https://www.youtube.com/live/l3B3c6_7tos?si=nitysj_6puiqIy9f

Publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.

Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme e cila do të ndezë dritat sonte.

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy konkurrentë, Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga shpërthimi në fshatin Kçiq të Mitrovicës kanë mbetur të…