Vuçiqi: Heqja e dinarit në Kosovë, sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara

02 shkurt 2024 | 13:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999.

“Në secilin prej atyre akteve, është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione. Fatkeqësisht, Albin Kurti e ka marrë atë vendim me iniciativën e tij, me qëllimin e mëposhtëm: spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Vuçiqi të premten në një konferencë për medie.

Sipas tij, Serbia do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t’i marrin të ardhurat e tyre.

Presidenti serb ka thënë se deri në mesditën e së premtes, për serbët në Kosovë janë ndarë më shumë se 5 milionë euro për përfitime të ndryshme.

Ai ka bërë me dije se Serbia do të kërkojë zgjidhje se si t’i dërgojë paratë për serbët në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ishte i…