Ministri gjerman për dinarin: Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjin, por duhet komunikim më i përshtatshëm

05 shkurt 2024 | 12:53

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),  e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme.

Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin ai ka thënë se nevojitet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka përsëritur të…