Kuvendi themelon Komisionin Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

04 prill 2024 | 16:35

Kuvendi i Kosovës e ka themeluar i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Pro këtij komisioni hetimor, i cili është propozuar nga PDK-ja, kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në favor të këtij komisioni kanë votuar 61 deputetë dhe katër kanë qenë kundër.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, ka publikuar një shkrim të…