Mijëra tifozë të St Paulit futen në fushë pasi klubi u rikthye në Bundesligë

13 maj 2024 | 08:49

Kishte skena të pabesueshme në Hamburg të dielën kur klubi gjerman St Pauli u rikthye në Bundesligë për herë të parë në 13 vjet.

Tifozët u panë të rreshtuar në rrugë përpara ndeshjes, dhe më pas u vërshuan në fushë brenda disa sekondash nga vërshëllima e fundit që sinjalizoi rikthimin e tyre në elitën e futbollit gjerman.

St. Pauli trumfoi 3-1 ndaj VfL Osnabruck në Millerntor Stadion për të siguruar promovimin.

Por, festa filloi shumë përpara se lojtarët e skuadrës të shkelnin në fushë të dielën, pasi rreth 5000 tifozë u mblodhën në rrugët që të çojnë në stadium para fillimit.

Flamujt dhe pankartat u valëvitën, tymi po dilte nga fishekzjarrët e ndezur dhe zhurma e mijëra tifozëve që u bashkuan për brohoritjet e “St Pauli” u dëgjuan në rrethin e Hamburgut.

Dhe atmosfera e tifozëve u përhap shpejt nga rrugët në tribuna, me mbështetësit që më pas vendosën të futen edhe në fushë me t’u kryer ndeshja.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para tetë vjetësh Kosova është bërë anëtarja e 210-të e…