Tifozët shqiptarë zënë vendin e parë për atmosferën më të mirë në Euro 2024

23 qershor 2024 | 20:00

Faza e grupeve në Euro 2024 po vjen drejt fundit, me disa kombëtare që do të rikthehen në shtëpi nëse nuk arrijnë dot të kualifikohen.

Transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” ka ngritur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur.

Në këtë sondazh, vendin e parë e mban Shqipëria me plot 61% të votuesve, ndërsa vendi i dytë është shumë larg, që mbahet nga Holanda me 18%.

Ky nuk është rasti i parë që sjellja e tifozëve shqiptarë bie në sy gjatë këtij europiani, me shumë media të huaja që kanë komplimentuar kuqezinjtë për atë që kanë sjellë në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kujtojmë se Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se javën e…