Hill: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është absolutisht vendimtar

02 korrik 2024 | 12:51

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) po përpiqet të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe se ShBA-ja po ndihmon në këtë proces sepse, siç ka vlerësuar ai, normalizimi është absolutisht vendimtar.

“Nëse nuk ka normalizim, kjo do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme. Dhe ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë mes tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia të zgjidhë ose të paktën të adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE”, ka thënë Hilli në një intervistë në prag të Ditës së Pavarësisë Amerikane për revistën “Diplomacy & Commerce”, shkruan “Tanjug”.

Për deklaratën se pikëpamjet e tij ndonjëherë janë të ndryshme nga qëndrimet e disa zyrtarëve dhe politikanëve evropianë lidhur me njohjen e Kosovës,  si hapi i fundit në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Hill ka theksuar se atë që evropianët po e bëjnë në këtë drejtim, po e bëjnë drejt, e kjo është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, është pranë kalimit si…