Kryetari i PDK-së kujton Adem Demaçin, simbolin e sakrificës e të rezistencës

26 korrik 2024 | 14:22

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Adem Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes së tij.Demaçin, Krasniqi e quan simbol të sakrificës e të rezistencës, sikurse edhe shembull të një atdhetari të paepur.

“6 vjet pa Adem Demaçin – simbolin e sakrificës e të rezistencës dhe shembullin e atdhetarit të paepur, i cili ia kushtoi një jetë lirisë, demokracisë, Kosovës dhe popullit tonë. Përjetësisht në zemrat dhe mendjet tona, Baca Adem!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vera po vazhdon e bashkë me të edhe bukuroshet shqiptare…