Nis takimi i Osmanit me liderët politikë, mungon LV-ja

31 korrik 2024 | 14:38

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike në vend.

Ky takim është thirrur për të caktuar datën e zgjedhje të përgjithshme, mirëpo në mbledhje nuk ka dalë asnjë përfaqësues i partisë në pushtet, raporton Ekonomia Online.

Në takim morën pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, ndërsa Faton Peci kryeson “listën GUXO”.

Ftesa e dërguar nga presidentja për drejtuesit e partive parashikon se zgjedhjet do të mbahen nga data 26 janar deri më 16 shkurt 2025.

Pas takimit, Osmani paralajmëroi një konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e…