Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të saj

05 shtator 2024 | 13:25

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se temë diskutimi me homologen e saj finlandeze ka qenë siguria në veri të vendit, ndërsa ka insistuar që ura mbi lumin Ibër duhet të hapet.

Në një konferencë për media së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, Gërvalla, ka thënë se kjo urë ka simbolizuar ndarje dhe përçarje, ndërsa ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj.

“Kemi diskutuar edhe për sigurinë në veri të vendit, e në veçanti për situatën e urës kryesore në Mitrovicë. Kjo urë, e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite, duhet të hapet. Vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe bashkimit. Kosova është e përkushtuar ta zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj, duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive të tyre etnike”, ka thënë Gërvalla.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja  e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, pas takimit me…