Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë: Rreshti ishte i gjatë, mediat gjejnë qime në ve

13 shtator 2024 | 18:52

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arsyetuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila nuk ia zgjati dorën ditë më parë në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim  në Podujevë.

Gërvalla është shprehur se presidentja Osmani nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.

“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, ka thënë ajo në DPT te Fidani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania “Pozhegu Brothers Sh. P. K.”, nëpërmjet një shkrimi dërguar…