Zyrtarët e LV-së presin një nga zyra e BE-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

17 shtator 2024 | 13:10

Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ Alim Rama, nënkryetarja e dytë e LV-së, Mrika Limani-Myrtaj, koordinatorja e Sekretariateve, Albana Gashi, Filiz Mustafa nga Koordinimi me Qendra dhe Alma Haxhija nga zyra ligjore, kanë pritur në takim delegacionin nga zyra e Bashkimit Evropian.

Temë e këtij takimi ishte çështja e zgjedhjeve qendrore që do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm, me ç’rast është bashkëbiseduar për hapat përgatitor, situatën e përgjithshme, si dhe kampanjën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Është theksuar fakti që ky proces zgjedhor do të jetë i pari pasi që një qeveri përfundon mandatin e rregullt të saj katërvjeçar. Temë shoqëruese e diskutimeve padyshim që ka qenë dhe ligji i ri i zgjedhjeve me theks të veçantë votimi i mërgatës, që këtë herë mundësohet edhe në vendet ku ata jetojnë”, ka njoftuar LV-ja.

Sipas LV-së në këtë takim u diskutua situata e sigurisë në pjesën veriore të Republikës, ku u potencua fakti që për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion nga bandat kriminale, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga ana e qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme për proceset zgjedhore, e mirëstrukturuar dhe e bindur drejt rezultateve pozitive që më shumë se secilit iu shërbejnë qytetarëve”, ka njoftuar ky subjekt politik.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) është mbajtur grumbullimi…