Sot varroset Gerti Bogdani, Kuvendi hap dyert për homazhe në nderim të tij

19 shtator 2024 | 08:47

Përcillet sot në banesën e fundit ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Një ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë njoftoi  se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.Bogdani po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kur pësoi arresti kardiak.Në nderim të figurës së tij Partia Demokratike shpallur ditë zie këtë të enjte.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nëse kujdeseni për mjedisin, mendoni dy herë për përdorimin e…