Afaristi shqiptar prezanton korporatën “Neziri Unternehmensgruppe” që po lidh biznesin kosovar me Gjermaninë

21 shtator 2024 | 17:57

Në një organizim në Mynih të Gjermanisë, afaristi i suksesshëm kosovar atje Isak Neziri ka prezantuar koorporatën “Neziri Unternehmensgruppe”.

Korporata “Neziri Unternehmensgruppe”, do të jetë ombrella që do më mundësojë që të fokusohem sa më shumë në krijimin e vendeve të punës në Kosovë, dhe sjelljen e sa më shumë produkteve kosovare në Gjermani”, ka bërë të ditur Isak Neziri.

Njoftimi i plotë i tij:

I lumtur që sot mes shumë bashkëpunëtorëve, miqve dhe dashamirëve, prezantova korporatën Neziri e cila vije si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm dhe ombrellë e të gjitha kompanive që kam themeluar.

“Neziri Unternehmensgruppe”, do të jetë ombrella që do më mundësojë që të fokusohem sa më shumë në krijimin e vendeve të punës në Kosovë, dhe sjelljen e sa më shumë produkteve kosovare në Gjermani.

Prezantova bashkëpunimin që kemi arritur për pak muaj me 40 kompani kosovare që tashmë i kanë plasuar shërbimet e tyre në tregun gjerman.

Mbështetja juaj, më motivon dhe më jepë shpresë që të ndërtojmë edhe më shumë!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern mbetet perfekt në kampionat, teksa këtë të shtunë pasdite…