Pse dhe kur u takua ministri Arben Vitia me politikanin serb Arsenijeviq?
24 shtator 2024
| 15:47
Një video-incizim i publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, dëshmon një takim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq.
Nga pamjet e publikuara, Viti shihet i ulur në kafe vetëm me politikanin tashmë të famshëm për arrestimet e tij shkaku i protestave në veri.
Ministri Vitia ka deklaruar se Arsenijeviq ishte ai që u afrua për ta takuar, dhe takimi ndodhi në tetor të vitit të kaluar.
E Arsenijeviq e ka quajtur Vitinë si “ministrin e vetëm normal të qeverisë Kurti”.



