Policia dhe prokuroria diskutojnë për forcim të bashkëpunimit

30 shtator 2024 | 16:31

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive  të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Në këtë takim me ftesë të Kelmendit, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, respektivisht zëvendësdrejtor i policisë, Fehmi Hoti dhe drejtori i Divizionit të Hetimeve të Krimit, Fatos Makolli.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Nga të pranishmit u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, si dhe u potencua se ky bashkëpunim duhet avancohet tutje, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të hetimin e veprave penale”, është thënë në njoftimin e policisë.

Në fund të takimit të pranishmit janë pajtuar që të ketë takime të rregullta në mes të krerëve të dy institucioneve Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri Luis Enrique vijon të ndjekë linjën e ashpër te…