Trajneri i Rubin Kazan: Mungesa e Dakut është dhimbje koke për ne

06 tetor 2024 | 16:16

Mirlind Daku ndihmoi me gol Rubin Kazan, në fitoren 2-0 ndaj Akhmat Groznit. Sulmuesi kuqezi nuk do të luajë në ndeshjen e radhës, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov ka folur për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Kemi katër ndeshje dhe 8 fluturime në 11-12 ditë. Kemi një axhendë të vështirë dhe Daku do të mungojë një ndeshje. Është një dhimbje koke për ne.

Si shkon përshtatja e Çunit dhe Hoxhës? “Në mënyrë të shkëlqyer. Ata nuk e njohin futbollin rus ndaj po ua tregojmë. Ata do të mësohen me të gradualisht. Duhet t’u japim kohë, pasi këta djem mund të rriten”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i…