Ramush Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

10 tetor 2024 | 15:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se vendi po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar. Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit.” Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike. “Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën e Jakup Krasniqit në…